Kur të gjithë vrapojnë pas parasë, besnikëria vlen dyfish! Ançeloti: Nuk do ta merrja kurrë Barcelonën, për asgjë në botë…

Real Madridi ka bërë mirë këtë sezon, por ka pak shanse për të mbrojtur titullin në La Liga. Këtë javë, skuadra e Carlo Ancelottit arriti një fitore të rëndësishme kundër FC Barcelona në Kupën e Mbretit në shifrat 4-0. Kjo sigurisht i dha skuadrës nga Estadio Santiago Bernabéu energji shtesë, e cila duhet të shpërblehet në të ardhmen e afërt. Të shtunën madrilenët do të përballen me një tjetër sfidë, që do të jetë përballja ndaj Villarrealit. Para ndeshjes është mbajtur një konferencë për shtyp me pjesëmarrjen e trajnerit italian të Real Madridit.

“Ne nuk do të ndalemi së luftuari për kampionatin spanjoll për sa kohë që matematika na jep një shans. A mund të shkëmbej postin me Xavi? Në asnjë mënyrë dhe nuk do ta bëja për asgjë në botë. Së pari, unë thjesht nuk mund të drejtoja kurrë Barcelonën dhe së dyti, jam i lumtur këtu. Reali është klubi më i mirë në botë dhe ndihem i dashuruar këtu”, tha Anceloti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online