Vllaznia ka arritur të fitojë në transfertë me Burrelin në shifrat 0-1 në Kupën e Shqipërisë. Një takim ky që nuk ishte për të provuar forcën e vërtetë të shkodranëve, pasi pjesa kryesore e ekipit mbeti në shtëpi për të vazhduar stërvitjen sa i përket ndeshjes së Superiores në fundjavë.
Por edhe me lojtarët që kishin më pak minuta në këmbë, lojtarët e drejtuar nga Jonuz kanë dalë më fitore ndaj Burrelit. Megjithëse goli i realizuar nga ana e Wenderson në minutën e 25 dhe që vendosi fatin e takimit, ishte paksa i çuditshëm.
Pas krosimit të Bardullës, Wenderson është munduar më tepër që topi të mos dalë jashtë vijave kufizuese dhe e ka hedhur në zonën kundërshtare. Por devijimi i topit ka bërë që të shkojë drejt portës dhe e shoqëruar kjo me gabimin fatal të portierit kundërshtar, që mendonte se topi po shkonte jashtë, u tund edhe rrjeta e Burrelit për të vendosur gjithë ndeshjen. /Sport Ekspres/
(Video e siguruar nga Shkodra Sport)