“Kur “qahen” Daja dhe Longo, çfarë të them unë me 16 lojtarë që janë 21 vjeç?”! Memelli “kërc.ënon” Dinamon me datën e saktë: E kalojmë edhe një…

Ndeshja më e rëndësishme e javës ishte ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit. Shkodranët kanë fituar me shifrat 1-0 falë golit të Latifit. Ekipi i Brdaric e dominoi Partizanin edhe në lojë, ndërsa pas gjuajtjes së fortë të Gurishtës, Latifi dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e fundit të pjesës së parë Vllaznia i shkoi fare pranë golit të dytë. Ishte sërish Gurishta që me një goditje të fortë hasi reagimin e Teqja, ndërsa më pas topi shkoi në shtyllë. Në të 65 Krymi doli me karton të kuq pasi i hoqi mundësinë e golit të barazimit Carës si lojtar i fundit. Pas kësaj fitore Vllaznia ka rikthyer gjendjen kritike te Partizani. Të kuqtë janë 12 pikë larg Tiranës kryesuese dhe kalendari është malore e vërtetë pasi kryeqytetasit do të përballen me Dinamon, Kukësin dhe Tiranën.

Skënderbeu ka arritur që të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Egnatias. Një pjesë e parë me shumë raste nga të dy ekipet, por në fund fitoi futbolli dhe asnjë prej skuadrave. Kështu pas rrjetave të paprekura, korçarët kaluan në avantazh me nisjen e së dytës. Pas goditjes me kokë të Vitija, Mensah nuk e kishte të vështirë që të shënonte me portën e boshatisur. Në minutat e fundit ishte Elvi Berisha me ekzekutimin perfekt që qetësoi korçarët duke i çuar në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Egnatia. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Memelli: “Nuk e nisëm mirë ndeshjen edhe për shkak se Egnatia kishte ndërruar prapë sistemin e lojës. Në pjesën e dytë i ushtruam presing Engatias dhe arritëm të shënonim. Pas kësaj ishte disi më e lehtë, pasi goli i zhbllokoi. Dua t’i komplimentoj djemtë për mënyrën sesi kemi luajtur në këto ndeshje. Deri në datën 22, jam i bindur se do ta kalojmë edhe një skuadër tjetër në renditje. Po vijmë në rritje me rezultatet. Kur thonë Longo dhe Daja se kanë lojtarë të rinj, atëherë çfarë duhet të them unë që kam 16 lojtarë në moshën 21 vjecare dhe të tjerët janë mbi 25 vjec?”.

Ramadani: “Kemi pasur vetëm dy ditë stërvitje me grupin dhe duhet të jemi të kënaqur me lojtarët. Kemi ndërruar stilin e lojës, mënyrën e lojës dhe kjo ishte e rrezikshme, por duhej bërë. Sigurisht që kjo pikë na mërzit, por duhet të jemi të kënaqur se ndryshuam sistemin e lojës dhe të vish në këtë nivel me dy stërvitje, ka shumë shpresë. Rreziku që erdha te Egnatia? E pëlqej rrezikshmërinë dhe e di se ku futem. Dua ta provoj veten në Superiore dhe kam besim në punën që bëj dhe te drejtuesit. Na duhen disa pikë për të rikthyer besimin te ekipi. Ka shumë kualitet brenda grupit”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online