“Kur ngeli jashtë Gjimshiti, nuk do t’i plotësojmë qefin lojtarëve”! Munishi nuk ka dyshime, një sulmues duhet të rri pa Europian dhe të futet Broja

UEFA ka ndryshuar rregullat sa i përket lojtarëve që mund të thirreshin në një eveniment të rëndësishëm si Europiani. Në fakt, vetëm 23 lojtarë mund të grumbullohet në një turne të tillë. Por për shkak të COVID 19, numri u rrit në 26 lojtarë, për shkak të problemeve të shtuara me shëndetin e lojtarëve. Ky favor për Kombëtaret do të hiqet, në Europianin e Gjermanisë është konfirmuar nga mediat britanike se do të thirren vetëm 23 futbollistë. Por sa rrezikojnë Marash Kumbulla dhe Armando Broja për të qenë pjesë e kësaj liste? Marash Kumbulla mund të shkëmbejë vendin me Frederik Veselin, një aspekt logjik, duke qenë se Veseli është i vetmi mbrojtës që nuk është përdorur deri tani. Por çështja e Brojës është disi më e vështirë. Të gjithë e dimë se Broja është sulmuesi i nivelit tjetër dhe ndoshta më i miri që ka pasur ndonjëherë Kombëtarja. (Shiko videon e plotë të emisionit Koha Shtesë më poshtë)

Por ky sulmues duhet të lërë dikë mes Mucit, Uzunit, Mujës, Asanit, Seferit, Cikalleshit ose Dakut në shtëpi. Sa e vështirë do të jetë për Silvinjon që t’i shpjegojë njërit prej këtyre sulmuesve që kanë dhënë kontribut te Shqipëria për shkak se Armando Broja, i cili për shkak dëmtimi nuk ka luajtur asnjë nga ndeshjet kualifikueset, duhet të gjendet në listë? I ftuar në Koha Shtesë ishte edhe trajneri Ismet Munishi që foli për këtë temë.

“Nuk e kemi luksin që një lojtar që Broja ta lëmë në shtëpi. Nuk po shkojmë atje që t’i bëjmë qefin lojtarëve dhe as për ekskursion, po shkojmë të marrim rezultat. Ne i kemi dy gara, një atë që zhvillojnë lojtarët me njëri-tjetrin për të qenë në formë sa më të mirë dhe duhet të themi se deri atëherë, pas 5-6 muajsh duhet parë forma, minutazhi i lojtarëve dhe dëmtimi i tyre. Dikush duhet të mbetet jashtë, nëse ka ngelur Gjimshiti jashtë dhe u kthye për t’u kualifikuar prapë… Unë të isha trajner nuk do ta lija kurrë Brojën në shtëpi”, tha Munishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *