Kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i Kategorisë Superiore, por Ilir Daja beson te arritja e Eurpës. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Luftëtarin trajneri i Skëderbeut tregon se do të luftohet ende për këtë objektiv dhe më pas sytë do i kenë të gjithë nga Gjykata Federale e Zvicrës. Nga vendimi i kësaj të fundit do të varet edhe e ardhmja e Ilir Dajës në stolin e bardhekuqve. Në fund trajneri kryeqytetas thekson se të gjitha ekipet kanë marrë mbrapsht pikërisht atë që kanë merituar dhe investuar.
“Nuk jemi dorëzuar për Europën, janë tre javë kampionat. Duke i marrë ndeshjet një e nga një, mund të jemi në pozicionet që të çojnë në kupat e Europës. Fundi i sezonit gjithmonë është problematik, sidomos këtë herë që është një vit i veçantë. Fillimisht i ishte tërmeti, pastaj pandemia që na la pa stërvitje. Këto problem shprehen edhe nga ekipet. Aspekti psikologjik ka ndikuar tek ne dhe te të gjitha ekipet.
E ardhmja? Zgjedhja është Skënderbeu, presim një përgjigje nga Gjykata Federale e Zvicrës. Normalisht do ishte një lajm i mirë, pasi Skënderbeu ka qenë lokomotiva e futbollit shqiptar në Europë, duke vendosur standarde sportive dhe financiare. Rikthimi i atij Skënderbeu të madh do të thotë shumë edhe për futbollin shqiptar, jo vetëm për atë korçar.
Ekipet kanë marrë atë që kanë dhënë në fushë. Kur ka edhe Juventusi luhatje, brenda 90 minutave, normal që edhe këtu do të ndodhë kur jemi një nivel krejt tjetër. Verdiktet janë të fushës, me gjithë problematikat e vogla. Ekipet kanë marrë atë që kanë merituar dhe investuar”, ka thënë Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Eskpres/