Benitez ka qenë në botën e trajnerëve për më shumë se dy dekada. Ai udhëhoqi Valencian në fronin spanjoll dhe lidhja e tij e fundit ishte në Celta Vigo, ku u shkarkua në pranverë. Gjatë karrierës së tij, drejtoi një numër të madh klubesh, duke përfshirë Napolin, Chelsea, Inter dhe Real Madrid, dhe punoi me shumë lojtarë të klasit të lartë.
Si i ftuar në një podcast, Benitez zgjodhi lojtarin më të mirë që stërviti. Zgjedhja ra mbi Steven Gerrard, kapitenin legjendar të Liverpool. Teksa foli për ish-mesfushorin anglez, Benitez shfrytëzoi rastin për të dërguar një shigjetë helmuese drejt Real Madridit, ku qëndroi për gjashtë muaj.
“Gerrard është lojtari më i mirë që kam trajnuar ndonjëherë. Kur isha në Real Madrid, nuk mund ta thosha këtë, por tani mundem. Është shumë e qartë, ai kishte gjithçka”, tha Benitez. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/