“Kur isha te Barcelona më dukej sikur po luaja FIFA në Play Station”, rrëfimi i Rei Manaj: U drodha në debutimin me Shqipërinë

Rei Manaj ka dhënë një rrëfim për mediat në Itali sa i përket kohës te Barcelona. Sulmuesi shqiptar është shprehur se e ndiente veten si të ishte duke luajtur FIFA në Play Station, por zgjodhi vetë të largohej.

“Më vjen ndërmend nënshkrimi në kontratë te Barcelona. Më dukej sikur po luaja FIFA në PlayStation dhe po zgjidhja modalitetin e futbollistit, por gjithçka ishte e vërtetë. Në fillim isha me ekipin B së bashku me Gavi, Araujo, Rique Puiz e të tjerë. Më pas kalova në ekipin e parë me Messin. Pastaj, megjithatë, isha unë që kërkova të largohesha.

Koeman ma kishte shpjeguar situatën. Në Barcelonë pas lamtumirës së Messit pati shumë konfuzion. Ata do ta kishin përforcuar sulmin, por herët a vonë edhe unë do të kisha pasur një shans për t’u dukur. Por vendosa të fokusohem te vetja dhe të dëshmoj se mund të jem protagonist në një kampionat të madh. Ishte gjithashtu një çështje e kohës. Unë u largova para Griezmannit. Nga ana tjetër, nëse ai do të largohej i pari, unë do të kisha qëndruar te Barcelona.

Jam kurioz të shoh se çfarë do të mund të bëjë Shqipëria ime: kemi një grup ambicioz, brezi i ri është i fortë dhe synojmë të kualifikohemi në Europianin e ardhshëm. E kujtoj ende me të dridhura debutimin tim në kombëtare. Dola nga pankina dhe shënova pas dhjetë sekondash”, tha Manaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *