Kur humbja të sjell kualifikimin! Gjithçka nisi nga Teuta, klubi i La Liga prek historinë në debutimin në Europë

0

Granada po shkruan historinë e saj në Europë. Një debutim që po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme për ta. Gjithçka nisi nga Durrësi, aty ku klubi i La Liga-s mposhti pengesën e parë në aventurën europiane, Teutën. Prej andej Granadas iu desh të kalonte edhe disa kundërshtarë të tjerë për të mbërritur për herë të parë në grupet e Europa League.

Megjithatë rrugëtimi i tyre nuk është ndalur me kaq, teksa spanjollët kanë siguruar mbrëmjen e sotme edhe kualifikimin në fazën me eliminim direkt. Bardhekuqtë kanë humbur me shifrat minimale 0-1 kundër PSV-së, por kjo disfatë nuk e ka hedhur poshtë kualifikimin. Kjo për faktin se Omonia i ka dhënë një asist duke mposhtur PAOK-un dhe duke e bërë në këtë mënyrë të sigurt matematikisht kalimin në fazën tjetër për Granadan. Një moment që mbart një rëndësi të madhe ky në historinë e klubit andaluzian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.