Çudirat në kohën e Covid-it nuk kanë të mbaruar. Situata me pandeminë po kushtëzon së tepërmi edhe futbollin për shkak të rregullave të vendosur nga shtetet europiane si pasojë e përhapjes së shpejtë të virusit. Gjermania ndaloi hyrjen e udhëtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, duke bërë që ndeshja mes Lajpcig dhe Liverpul të zhvedosej në Budapest.
Skuadrat do të masin sërish forcat me njëra-tjetrën dhe këtë herë arena nuk do të jetë “Anfield”, por sërish “Puskas Arena”. Rregulli në fushë të huaj humbet kuptimin e tij, teksa UEFA ka njoftuar se ndeshja e kthimit në Champions League mes Liverpulit dhe Lajpcigut do të zërë vend në të njëjtin stadium ku u luajt akti i parë mes tyre. Kjo për faktin se Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që çdo shtetas i huaj duhet ti nënshtrohet një karantine 2-javore, çka e bën të pamundur zhvillimin e takimit në Angli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/