Alban Xhaferi ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Presidenti i Vllaznisë ka folur pas fitimit të Kupës së Shqipërisë me Lacin, ndërsa vendoset theksi kryesor në ambientin e Shkodrës për mënyrën e përjetimit të futbollit.
“Në Shkodër e ndiejnë shumë futbollin, qajnë dhe qeshin me të. Është një klub që ka presion të madh, po aq presion sa ka edhe në kryeqytet për rezultate. Lojtarët e ndiejnë shumë përgjegjësinë dhe këtë e shoh pasi ndikon në lojët e tyre. Ndikohen edhe nga fjalët e thëna në rrugë apo në lokale.
Ka edhe disa persona që kërkojnë të bëjnë trajnerin nga përfshirja e shumtë me ekipin, duan të zbërthejnë skema. Më kujtohet një batutë e Voltana Ademit që tha se kur fiton Vllaznia, dy ditë ecin punët mirë në Bashki. Kaq shumë motivon ekipi me një fitore”, u shpreh Xhaferi. /Sport Ekspres/