“Kur do shkruash, apo kur të vdes unë?”/ Shkrimi emocionues për legjendën e kuqe: Ta largoje Dostin nga Partizani? Si t’i rrafshoje shtëpinë

Kur përmendet Partizani patjetër që ndër mend të vjen edhe emri i Edmond Dostit, një figurë që ka dhënë vërtetë shumë për atë fanellë, me të cilën edhe sot e kësaj dite ruan një lidhje të veçantë. Një sulmues që me golat e tij ka ndihmuar “demat e kuq” të bëjnë të tyret shumë trofe e të shkruajnë histori në futbollin shqiptar. Ngritja lart e titullit kampion, Kupës së Shqipërisë, Superkupës së vendit tonë, golashënuesi më i mirë apo edhe veshja e fanellës së  Kombëtares janë padyshim gjithçka që një sulmues mund të kërkojë në karrierën e tij dhe Dosti ia ka arritur t’i realizojë.

Faktet dhe historia flasin qartë për këtë futbollist, ndërsa dashuria për fanellën e Partizanit është e hershme. Një gjë të tillë e tregon edhe gazetari i njohur, njëherazi edhe kushëriri i tij, Adriatik Dosti, i cili me një shkrim emocionues rrëfen edhe gjithçka për legjendën e kuqe. Sipas tij një borxh moral që duhej ta kishte larë prej vitesh, por që lidhja familjare prej tyre e ka penguar dorën e tij të shkruante për Dostin, pavarësisht sukseseve dhe shkëlqimit që ky i fundit kishte në fushën e lojës.

Ikona e klubit kryeqytetas është rritur në derë të shtëpisë së madhe të Partizanit, aty ku edhe dashuria me ngjyrat dhe fanellën e tyre filloi për të mos mbaruar edhe sot. Madje ashtu siç edhe vetë kushëriri i tij tregon, të largoje Dostin nga Partizani ishte si t’i rrafshoje shtëpinë, ndërsa sjell në kujtesë edhe refuzimin për t’u bashkuar me Tiranën, duke pasur vetëm një ekip në mendje dhe në zemër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Shkrimi i plotë nga Adriatik Dosti:

 

Mokja i Partizanit…

Te pa thenat e nje Goleadori Kampion…

Fakti qe Edmond Dosti ish futbollisti kampion i Partizanit , fitues i Kupes se Shqiperise , i Superkupes se saj dhe goleadori me i mire shqiptar i edicionit 92/93 si dhe anetar i Ekipit tone kombetar .;..eshte njeheresh edhe Djali i Xhaxhait tim te mire e te pa harruar Sejdinit…gjithnje me ka rezervuar te shkruaj per te …duke menduar e gjykuar se jam ”ne konflikt interesi familjar” ndaj dhe kam lene te tjeret te shkruajne per te…

Thene thjesht fare, ndershmerisht e profesionalisht o Moke te kam hyre ne pjese sepse te takonte te shkruaja per ty e sukseset e tua individuale e ekipore qe c’ke me te sepse i ke merituar te gjitha me punen, talentin e djersen tende ndaj sot te kerkoj falje publikisht nga ana morale por mbi te gjitha nga ana profesionale …duke falenderuar nderkohe mikun e kolegun tim te mire Defrim Methasani qe ka shkruar e folur per ty si askush tjeter…

Duhej te shkruaja per ty si per cdo sportist tjeter te rrezultateve te tua por mentaliteti shqiptar i asaj kohe besoj se me justifikon disi apo jo?

E nderkohe ende me duket sikur xhaxhai im i ndjere e Babai yt vazhdon te me thote si deri dje …he mo po ti pse nuk shkruan per djalin apo pse eshte me Partizanin e jo me Tiranen …pse ke frike se thone mileti ja ky shkruan per djalin e xhaxhait te vet…kur do shkruash per te kur te vdes une…

I miri e i ndjeri Xhaxha …i detyrohem shume ne dashurine qe me injektoi per sportin qe ne vegjeline time te hereshme teksa me merrte me vehte qe ne 1966 per te pare Xhorxh Bestin e madh kunder Shqiperise sone e per te qene deshmitar okular i asaj 0-0 te pa harruar te 1967 kunder RFGJ ne ”Q.Stafa”…

Histori te se djeshmes .. gjithesesi …ndaj sot mora penen e vendosa te te laj borxhin qe te kam mangut profesionalisht prej vitesh o Moke…ok…

Pese dekada me pare familja e xhaxhait tim te vogel Sejdinit u shtua me nje djale te dyte.. [ pas Vladimirit lindi edhe Edmondi]…aso kohe ne Dostet jetonim te gjithe se bashku ne shtepine tone ngjitur me klubin Partizani ne rrugen ”Frosina Plaku”’

Me Nene e Babe permetar…… me gjysherit nga te dyja krahet po permetare…. Murati —Gjyshi im e i tij bashke …duke respektuar traditen e dialektin tipik permetar kur njerezve te dashur, te embel , te qeshur etj u thirret disi me perkedheli si p.sh. Leke, Lako , tu befsha etj etj …nisi ti therrase Edmondit te porsa lindur shkurtimisht Moke…ndaj dhe ky emer i mbeti qe atehere nder ne te familjes por edhe shumica edhe sot e kesaj dite keshtu e njohin dhe keshtu e therrasin Moke Dosti…

Mokja qe i vogel u dashurua me futbollin si askush tjeter aq sa harrohej per ore te tera ne oborrin e pasem te shkolles Naim Frasheri qe ishte perballe anes se mbrapme te shtepise sone…

U lind e u rrit pothuajse ne dere te klubit Partizani ku gardhi i bahces tone ishte kufiri ndares me pronat e klubit…godinat, fushat e tenisit, te futbollit e te atyre te lojrave me dore…etj

Fillimisht kisha qejf ta afroja tek Tirana …dhe shpresoja se keshtu do ndodhte pasi Mokja gjithmone me ka konsideruar e vleresuar mua si vella te madh te tij dhe kurrre se ka bere fjalen time dysh…

Por i Ati…i vellai Ladi…njerezit e Nenes se tij e disa te tjere rrotull nesh qe ishin tifoze te cmendur te Partizanit plus vete deshira e Mokes qe ishte tashme i dashuruar koke e kembe me ate klub e me ate ngjyre fanelle pasi idhujt e tij i kish aty para syve te vet mengjes, dreke …darke… e cuan ate te zgjedhe e te vendose perfundimisht Partizanin si dashurine e tij te perjeteshme…

Sepse ta largoje Moken nga Partizani ishte njesoij sikur ti prishje e ti rrafshoje nga faqja e dheut shtepine e tij …ndaj edhe une e te gjithe ne ishim tashme te detyruar respektonim perfundimisht zgjidhjet e zgjedhjen e tij…

Po per cudi Partizani tek e shihte ashtu si njomcak …nuk po i hapte driten jeshile per aty ku i takonte te ishte …tek ekipi i pare edhe pse Mokja kish kohe qe ishte me ekipet e moshave, tek te rinjte e ketij klubi etj…

Dhe deshjira e pasioni i tij i madh per futbollin do ta cojne te marre rrugen drejt Pogradecit por vetem perkohesisht…

Rikthehet dhe vendos te luaje per Krujen…por Dajat e tij e kusherinjte e vet qe banonin ne Lac e bindin te vije e te luaje per Lacin dhe ai se ben te gjate…

Tek Laci shpejt Mokja iu shnderrua aso kohe si te qe Sekretari i Pare i Rrethit…te gjithe e donin sa s’thuhet por edhe ky i donte po aq e i gezonte dhe i lumturonte me golat e tij te shumte e te bukur nga java ne jave e me fitoret e nje pas njeshme qe e shnderruan Lacin ne nje ekip te forte tashme ne kampionatin shqiptar…

Me besimin e tij absolut trajneri i Lacit te asaj kohe ose me sakte ai qe mbahet me plot gojen si Babai i futbollit ne Lac miku e komshiu im i mire e i hershem Astrit Maci …i jep fanellen e titullarit ate me numer 9……fanelle me te cilen Mokja nuk e zhgenjeu kurre…as trajnerin, as ekipin e as tifozet e tij …

Plus nga natyra Mokja ka nje lloj sinqeriteti gati femijenor dhe eshte natyre teper e dashur dhe e respektuar c’ka e kane bere ate kudo qe ka luajtur nje futbollist e nje djale te respektuar prej gjithkujt…pa diskutuar qe ne fushen e lojes ishte nder me korrektet e nder futbollistet me te paster me respekt ndaj kundershtarit , gjyqtareve, trajnereve e vecmas edhe tifozeve te tij e atyre kundershtare…

Brenda 1 edicioni 90/91 vendos nje rekord krejt origjinal per futbollin shqiptar…teksa luan per Kastriotin e shenon 14 gola…shkon tek Laci qe shenon 9 gola e perfundon tek Partizani duke shenuar po 14 gola…pra 37 gola gola brenda nje sezoni futbollistik nje shifer kjo ende e pa arriteshme prej asjkujt te pakten ne … keto 30 viet e fundit… ne futbollin shqiptar…

Vitet 91-93 do te jene vitet e Arta te tij teksa brenda 2 vjetesh do te fitoje plot 5 Trofe Kombetare me fanellen e Partizanit…Titullin Kampion ne 92/93…dy Kupa te Shqiperise 1991 dhe 93…nje Superkupe ne 92/93…por edhe Titullin individual si Goleadori me i mire e kampionatit shqiptar me 21 gola ne 1993…

Dhe cuditerisht edhe pse kish kohe qe ishte ktrhyer ne Njeriu – Gol i futbollit shqiptar askush prej trajnereve te kombetares nuk kish denjuar ti conte nje ftese per fanellen Kuq e Zi…dhe kjo ndodhte sepse jo se nuk e meritonte Mja kombetaren porse une djali i xhaxhait te tij isha gazetar sportiv dhe nuk reshtja se kritikuari per rrezultatet e dobeta kombetaren tone e trajneret e saj por edhe zyrtaret burokrate te pa afte te FSHF se asaj kohe…

Pra thjesht Mokja i mire e i urte qe me shume flliste me gola se sa me goje ishte thjesht viktime e mbiemrit te tij Dosti…

Megjitheate me 1 Maj te 1991 trajneri B.Birce vendos ta therrase ne Kombetare dhe ndeshja e asaj dite kunder Cekise 0-2 do te jete ndeshja e pare e tij zyrtare Kuq e Zi…qe ne vijim do te pasohet nga plot ndeshje te tjera me fanellen e Shqiperise…

Do te mbaje veshur disa fanella…ate te Krujes, Lacit, Partizanit…e me pas duke shkelqyer edhe ne Slloveni tek Olimpia e Ljubjanes ku dy tre here 3 golshat e dy golshat e tij ne kupat e europes per kampionen sllovene do te celnin faqet e para te mediave sportive te ketij vendi nderkohe qe per tifozerine kthehet ne nje idhull e ne nje futbollist teper te dashur e popullor…

Te njejten performance ne Austri tek Klagenfurti e me pas edhe tek dy-tre ekipe te tjera derisa vendos te vare kepucet ne gozhde madje edhe te krijoje tashme familjen e vet ne Atdheun e Krankelit e Peceit dhe Prohaskes me shoke.,…

Nder kujtimet e shumta me Moken dhe kuptohet qe eshte normale qe per te e per jeten e tij familjare e sportive duke qene pjestari me i afert i familjes se tij une te di ne menyre te privilegjuar shume here me shume se te gjithe koleget e mij …..ruaj nje ngjarje vertet qesharake por edhe te vecante ndodhur ne Lac ne fund vitet 80…teksa Mokja ishte ne kulmin e tij me kete skuader …

Ndodhesha ne Laci ne fushen e eger sic e quanim ne ne ate kohe …per ndeshjen Tirona – Laci…e teksa isha duke shkruar dicka ne bllokun tim te gazetarit…ndjej qe nje polic i fuqishem e alamet trupi me futi krahun e me mori me vete duke me thene ec pak me mua or ti shoku gazetar…

Ecem disa metra pergjate fushes…kaluam edhe rrethin qendror te saj .,..dhe e pyeta po ku po me con ore zotni…c’kam bere …c’ke me mua … me ler te bej detyren time…ec ec edhe pak me tha…dhe me ndaloi mu perpara portes qe ishte nga krahu i Superfosfatit…aty kerceu pak nga vendi vete…goditi me shuplaken e tij trekendeshin e djathte te portes dhe u kthye nga une duke me thene…e pe ate trekendeshin aty,,,,ja mu aty ja u ka bo e ka me ju a bo edhe sot golin Moke Dosti ju zagareve te Tirones…ndaj mos e shaj fort Lacin ne ato shkrimet e tua se nese nuk te ka ndodh gje ty deri me sot ketu ne Lac …ke shpetuar mire vetem prej Mokes e golave te tij …more vesh…mora thuaj…e pastaj zuri te qeshte e me shoqeroi per tek vendi edhe ku me kish grabitur pak minuta me pare….

Mokes …edhe sot e kesaj dite ku dale nga dale po i behen cunat e vet sa vetja e si shoke…ne ende vazhdojme ti therrrasim Moke…ashtu sic e thirrem ne vegjeline e tij e ashtu sic e thirri per here te pare Gjyshin yne i dashur e shume i respektuar Murati…

Ne foto…. Une dhe Mokja ne ndeshjen e tij te pare ne ”Q.Stafa” ne Tirane me 1 Maj 1991 kunder Cekise 0-2…

 

A.R.DOSTI

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online