Kur do fillojë Superiorja? Zyrtari i FSHF-së jep skenarin: Në rastin më të mirë në qershor, por nëse ka dritë jeshile…

Shefi i sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi, ka folur edhe për rikthimin e futbollit shqiptar. Në intervistën për “Fan Zone”, thuhet se në variantin më të mirë mund të niset në fillimin e qershorit. Por kuptohet që gjithçka varet nga pandemia e COVID-19 dhe nëse do të ketë një dritë jeshile nga shteti shqiptar, atëherë mund të niset edhe në maj.

“Dje ka pasur një video-koferencë të UEFA-s me Federatat e vëndeve dhe kërkohet që të mbyllen kampionatet në fundin e korrikut, në maksimumin e kohës. Në rastin më të mirë duhet të fillohet në javën e parë të qershorit dhe të mbyllet në 20 korrik. Kështu do të kemi rreth 40 ditë kohë për ndeshjet.

Ndërsa në kalendarin dhe variantin më pesimist, fillohet në fundin e qershorit dhe të mbyllet në fundin e korrikut. Kjo është më keq për lojtarët, pasi do të kenë shumë lodhje. Kjo është si kohë, pasi UEFA ka edhe ndeshjet e tjera kualifikuese për Europë dhe kërkon emrat e fituesve. Por nga ana tjetër varet edhe nga shteti shqiptar, që po na la një dritë jeshile, mund të kthehemi edhe në mesin e majit. Nuk varet nga Federata dhe UEFA, por duke parë gjendjen e pandemisë”, tha Nurishmi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online