Kur dashuria për stemën nuk njeh kufij! Ish-lojtari i Arsenalit paguan transferimin e tij, largohet nga La Liga për ligën e tretë

Në këtë botë ku paraja ka zënë planin e parë dhe pasioni e dashuria janë zbehur ndjeshëm, vjen shembulli i rrallë që vështirë se mund të përsëritet këto kohë. Lucas Perez është shembulli i fundit që vërteton se dashuria për stemën nuk ka vd.eur ende. Futbollisti spanjoll ka vendosur të heqë dorë nga La Liga për të shkuar në ligën e tretë të Spanjës.  Arsyeja fshihet pas një emri, Deportivo La Coruna-s.

Lucas Perez ka lindur në A Coruna dhe ka karrierën e ka nisur pikërisht me ekipin e Deportivo La Coruna-s. Këta të fundit u detyruan t’i jepnin fund viteve të lavdisë, kur fituan titullin kampion dhe i shkuan fare pranë finales së Champions League-s. Problemet financiare bënë që klubi të shiste Perezin drejt Arsenalit për të shmangur falimentin, por fatkeqësisht nuk shmangu rënien në ligat inferiore të Spanjës.

Por tashmë, vite më pas, ish-lojtari i Arsenalit bëri atë që futbollistët e tjerë as nuk do ta çonin nëpr mend. Perez ndoqi zemrën dhe u kthye te ekipi për të cilin ka bërë tifozeri që në fëmijëri. Sulmuesi 34-vjeçar ndërpreu kontratën me Cadiz-in që aktivizohet në La Liga dhe pagoi 493 mijë euro nga paratë e tij për transferimin në ligën e tretë në radhët e Deportivo La Coruna-s. Objektivi i tij është i qartë, të ngjisë sërish klubin në nivelet e larta të futbollit spanjoll. Rruga në të cilën po ecën e duhura, teksa  Deportivo La Coruna renditet e 4-ta dhe ka ngjasa të mira për t’u ngjitur në një kategori më lart./Halit Delibash-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *