Nuk ka dyshime, nuk ka surpriza, nuk ka mënyrë për të ndaluar dashurinë e madhe. “Sport Ekspres” konfirmon se tifogrupi shqiptar nga Kosova dhe saktësisht nga Gjakova, “Kuqezinjtë e Jakovës” janë nisur drejt “Elbasan Arenas” për të përkrahur sërish Kombëtaren në takimin ndaj Islandës.
Saktësisht ndodhen në rrugën e kombit në këtë moment, me misionin për të përkrahur gjithë kombin shqiptar. Nuk munguan në transfertën ndaj Francës, prandaj nuk mund të kishte shumë diskutime nëse do të gjendeshin edhe sot me Islandën.
Principi i tyre është i qartë: “Kur askush të mos jetë, ne do të vijmë gjithmonë për ty Shqipëri”. Një deklaratë tjetër dashurie që mbush edhe më shumë me optimizëm futbollistët e Kombëtares, që po vuajnë edhe në anën psikologjike marrjen e disa rezultateve negative. Kuqezinjtë e Jakovës janë një nga tifogrupet më të vendosura sa i përket qëllimeve të tyre: “Një komb, një Kombëtare dhe një ligë shqiptare”. /Sport Ekspres/