Shqipëria U16 nuk ia ka dalë të evitojë humbjen përballë Turqisë. Djemtë e drejtuar nga Elvin Beqiri janë mposhtur 1-0 përballë vendit organizator në turneun “International U-16 Tournament”.
Kuqezinjtë e vegjël e nisën ndeshjen me këtë formacion: Simoni; Abazaj; Pano; Kurbasha; Neziri; Kote; Kreka; Stafa; Halili; Bajraktari; Çereni. Pjesa e parë ishte e kujdesshme, por turqit zhbllokuan sfidën me golin e shënuar nga Burak Ince në minutën e 40-të.
Ekipi ynë përfaqësues reagoi në të dytën dhe iu afrua disa herë barazimit, por pa arritur të shënojë. Kjo ishte humbja e parë pas fitores 1-0 kundër Bjellorusisë. Turneu për ekipin e Beqirit mbyllet nesër, në orën 15:00, aty ku kuqezinjtë do të përballen me bashkëmoshatarët e Lituanisë.