Shqipëria dhe Kososva kanë nisur hapat e parë të bashkimit nëpërmjet sportit dhe kjo me antë të krijimit të Kupës “Nënë Tereza”. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë klube nga të dyja vendet ndërsa është kërkuar në UEFA që fituesi të ketë mundësinë e pjesëmarrjes në kupat europiane.
Një gjë e tillë ka marrë jehonë të madhe edhe në mediat e huaja, të cilat kanë nisur të flasin mbi këtë temë. Zyrtarët e futbollit në Shqipëri dhe në Kosovë kanë kërkuar mbështetje qeveritare, nga ku do të sigurojnë edhe vlerë monetare që do u shpërndahet ekipeve, ndërsa gjithë mediat e huja, duke nisur nga Franca, Italia, Spanja apo Anglia tregojnë se e vetmja gjë që tani pritet është përgjigja nga UEFA, pasi çdo gjë tjetër është gati për t’u vënë në jetë./Sport Ekspres/