Kanë përfunduar pjesa më e madhe e ndeshjeve të sotme të Kupës së Shqipërisë. Ekipet favorite kanë bërë detyrën dhe kanë siguruar kualifkimin. Kështu, Partizani, Kukësi, Skënderbeu, Kastrioti, Korabi, Erzeni dhe Egnatia kanë siguruar kualifikimin për në fazën pasardhëse.
Një biletë për më tej e ka prerë edhe Tirana, e cila rrezikoi jo pak ndaj Veleçikut. Pas pjesës së parë të përfunduar me epërsinë 0-2 të ekipit nga Kopliku, Shehi ka arritur të zgjojë skuadrën gjatë pushimit. Bardheblutë kanë barazuar në pjesën e dytë dhe i kanë lënë pak vend për surpriza Veleçikut. Ndërkohë Vllaznia dhe Flamurtari duhet të presin edhe 30 mintuat e kohës shtesë për të përcaktuar fituesin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/