Kupa e Shqipërisë do të kthehet në ditën e sotme me çerekfinalet, atje ku do të zhvillohen përballjet që priten me interes. Kukësi-Apolonia është një prej atyre takimeve që do të ndiqet me vëmendje, pasi verilindorët kanë fituar ngushtësisht me shifrat 2-1 në përballjen e parë. Teorikisht do ta kalojnë këtë fazë, por edhe surpriza nuk përjashtohet duke parë problemet brenda skuadrës së Kukësit në këto kohë.
Për të vazhduar më tej, Skënderbeu kërkon përmbysjen ndaj Bylisit pas asaj humbje të fundit 1-0 në Kupë, ndërsa me të njëjtin rezultat dështuan edhe në kampionat. Një fitore në ndeshjen e sotme do të ishte një hakmarrje e ëmbël, por do të jetë e vështirë për t’u realizuar. Teuta-Vllaznia është e hapur për të nxjerrë ekipin që do të kalojë më tej pas barazimit të parë 2-2, ndërsa Tirana do të shkojë për pak shëtitje në Lezhë. /Sport Ekspres/
16:30 Kukësi-Apolonia 2-1
16:30 Besëlidhja-Tirana 1-5
16:30 Teuta-Vllaznia 2-2
19:30 Skënderbeu-Bylis 0-1