Kupa e Shqipërisë në Futsall, 4 ekipe në garë për trofeun e rëndësishëm

Është hedhur shorti i Kupës së Shqipërisë në Futsall, kompeticion i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në garë për trofeun e dytë më të rëndësishëm pas kampionatit janë katër skuadra, Tirana Futsal, Partizani Futsal, Flamurtari Futsal dhe Vllaznia Futsal.

Shorti është hedhur nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF, ku janë vendosur përballë këto dy çifte, Vllaznia–Partizani dhe Tirana-Flamurtari.

Ndeshjet do të luhen me vetëm një takim dhe në fushë asnjëanëse te Kompleksi ‘’Goga”. Më datë 13 shkurt do të zhvillohen takimet e para, aty ku do të vendoset se kush do të shkojë në finale.

Vllaznia Futsal–Partizani Futsal, 13.02.2024 Kompleksi ‘’Goga”

Tirana Futsal–Flamurtari Futsal, 13.02.2024 Kompleksi ‘’Goga”

Më datë 18 shkurt do të luhet edhe takimi final i këtij kompeticioni, ku do të shpallet edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë në Futsall.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *