Sot është luajtur finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Ishin lojtarët e Teutës ata që morën në duart e tyre trofeun. Skuadra durrsake u përball në finale me Kamzën, të cilën e mundi me rezultatin 82-74. Një sukses i rëndësishëm për klubin e basketbollit të Teutës, që shkton në vitrinën e tij një tjetër trofe.
“Teuta në basketboll për meshkuj fitoi Kupën e Shqipërisë. “Djemtë e Detit”, mposhtën me shifrat 82-74 ekipin e Kamzës. Nën drejtimit e trajnerit Melzin Lazimi dhe zv.trajnerit Besi Dervishi, Teuta vazhdon të fitojë trofe të rëndësishëm. Një tjetër sukses, që konfirmon punën e shkëlqyer të bërë edhe nga shefi i klubit shumësportësh Teuta, Kreshnik Leka“, shkruhet në njoftimin e klubit Teuta në llogarinë zyrtare në “Instagram“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram