Në ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Egnatia ka “bërë me zemër” tifozët pasi është kualifikuar vetëm në saj të fitores së parë ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0. Këtë herë djemtë e Tetovës kanë barazuar me rezultatin 1-1 me korçarët, ndërsa në ndeshjen e parë si trajneri i Egnatias ishte Duro.
Te Tirana ka shënuar Regi Lushkjan në fitoren 1-0 me Lushnjen. Partizani ka mundur 3-0 Korabin dhe Kukësi ka shkatërruar Apoloninë me shifrat 5-0 për të vazhduar më tej. Këtyre ekipeve të kualifikuara i bashkohet Laci që ka mundur Tomorin 2-1, por edhe Kastrioti që pavarësisht barazimit pa gola, kishte fituar 3-1 ndaj Dinamos në takimin e parë. /Sport Ekspres/
LAÇI-TOMORI 2-1 Murta 83’/ Biba 61′, Lamce 90′
KUKËSI-APOLONIA 5-0 Peposhi 18′, Barbosa 50′, Domi 64′, 82′, Berisha 68′
EGNATIA-SKËNDERBEU 1-1 Agbekpornu a,g 45’/ Fernandos 54′
TIRANA-LUSHNJA 1-0 Lushkja 59′
PARTIZANI-KORABI 3-0 Sota 37′, Da Silva 42′, Hoti 62′
KASTRIOTI-DINAMO 0-0