“Kupa e Pavarësisë”, Shqipëria merr pjesë në turneun festiv të veteranëve në Kosovë

Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë ka marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Kupa e Pavarësisë”, që u organizua nga Ligës së Veteranëve të Futbollit dhe Federata e Futbollit e Kosovës me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë turne që u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ndryshe nga herët e tjera përveç përfaqësueses së veteranëve të Shqipërisë dhe veteranëve e Kombëtares së Kosovës, merrte pjesë edhe një seleksion me ish-lojtarë të Greqisë.

Në nisje të turneut presidenti i FFK-së, Agim Ademi përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit e këtij turneu, e në veçanti miqtë nga Greqia, të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë ditë festive për Kosovën, teksa u zotua se aktivitete të tilla miqësore do të zhvillohen edhe në të ardhmen ndërmjet tri shteteve.

Sakaq, në ceremoninë e hapjes të pranishmit i përshëndetën edhe Braimi Stavroula, perfekte e zonës jugore të Greqisë, nënkryetari i bashkisë së Igumenicës, Michalis Gkikas, ish-futbollistët e njohur Sulejman Mema dhe Vasil Ruci në emër të FSHF-së, perfekti i Vlorës, Flamur Mamaj dhe ai i Kukësit, Zenel Kuçana.

Stavroula e Gkikas theksuan faktin se sporti i bashkon popujt dhe se ishin të nderuar që sot në këtë ditë kaq të rëndësishme për Kosovën ishin pjesë e këtij eventi. Po ashtu, në Kampin Nacional u mboll një fidan ulliri, i sjellë enkas nga miqtë grekë, për të simbolizuar miqësinë dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet popujve tanë.

Në këtë turneu u zhvilluan tre ndeshje, teksa në sfidën hapëse Shqipëria u përball me Greqinë, me kuqezinjtë që fituan me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar nga Gjergji Iliadhi dhe Armend Dallku. Në duelin e dytë Kosova mundi Shqipërinë me rezultatin 4-0, me gola të realizuar nga Muhamet Dragusha, Enis Fetahu, Sherif Topalli dhe Arben Zeqiri. Veteranët e Kosovës triumfuan edhe në ndeshjen kundër Greqisë, duke fituar me rezultat 2-0, me golat e Sherif Topallit dhe Tahir Ademit e duke u shpallur fitues e triangolares. Në fund, presidenti i FFK-së, Agim Ademi i dorëzoi skuadrës së veteranëve të Kosovës trofeun “Kupa e Pavarësisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online