“Kupa e Italisë është trofeu më i keq në Europë”, Mourinho e thotë hapur: Torino mund Milanin jashtë, dua të luaj në fushat e Serie C

Roma ka arritur të kalojë në turin tjetër të Kupës së Italisë pasi mundi Genoan me shifrat 1-0. Në një stadium të tejmbushur, Mourinho zgjodhi që të kritikonte kompeticionin.

“Dua të fitoj Kupën me Romën. Unë ende mendoj se kjo është kupa më e keqe në Evropë. Ajo nuk mbron skuadrat më të vogla. Për shembull, Torino mundi Milanin jashtë, dhe më pas ata luajnë ndeshjen tjetër të Kupës jashtë. 

Unë nuk e kuptoj këtë. Kemi luajtur kundër një skuadre nga Serbia B me stadium plot. Unë dua të luftoj në Kupën e Italisë, por skuadra më e dobët nuk dëshiron të luajë. Çfarë motivimi kanë këta njerëz? Do të ishte mirë të luanim në fusha të tjera të Serisë B apo Serisë C”, tha Mourinho. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online