FiFA ka ndryshuar formatin e Kupës së Botës për klube. Tashmë ky kompeticion nuk do të jetë më thjesht një formalitet për skuadrat europiane. ShBA-të do të presin kompeticionin e parë në formatin e ri të miratuar nga qeveria botërore e futbollit, që do të zhvillohet në vitin 2025.
Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë 32 ekipe dhe formula e zhvillimit do të jetë e njëjtë si në Kupën e Botës për Kombëtare. FIFA ka vendosur të joshë klubet me një shpërblim prej 100 milionë eurosh për fituesin, duke nxitur kështu konkurencën mes ekipeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/