Kupa e Botës mbetet ëndrra e Kombëtares shqiptare, Botërori do të transmetohet falas për shqiptarët

Kampionati Europian përfundon sot dhe tashmë sytë e Kombëtares shqiptare janë kthyer përtej oqeanit Atlantik. Në SHBA, Meksikë dhe Kanada do të zhvillohet Kupa e Botës 2026, e cila mbetet një ëndërr për kuqezinjtë.

Megjithatë, me Kombëtaren shqiptare të kualifikuar apo jo, sportdashësit në Shqipëri do të kenë mundësinë ta ndjekin kompeticionin falas. Alban Xhihani ka njoftuar gjatë komentimit të finales mes Spanjës dhe Anglisë se “TV Klan” ka siguruar të drejtën e transmetimit të Kupës së Botës 2026. Kështu, shqiptarët brenda territorit zyrtar të Republikës do të kenë mundësinë t’i shohin pa pagesë të gjitha ndeshjet e Kampionatit Botëror./Halit Delibashi-Sport Ekspres/