Kundër vendi që u formua, Broja tregon si zgjodhi Shqipërinë para Anglisë: Çmenduri, por dua ta dërgoj në Botëror

Armando Broja do të luajë kundër vendit që u formua si futbollist. Shqipëria pret Anglinë në Air Albania dhe sulmuesi në pronësi të Chelseat ka treguar arsyen për Goal. Më herët kishte dyshime se Broja mund të luante me Anglinë, por vetë futbollisti u shpreh se vendimi ishte i thjeshtë.

“Është një vendim i madh kur zgjedh të luash për Kombëtaren. Zgjodha Shqipërinë se kam gjak shqiptar. Prindërit e mi janë shqiptar dhe prandaj ishte vendim i lehtë. Do ti bëj shqiptarët dhe prindërit krenar. Dua ta ngre Shqipërinë për ta dërguar në Botëror ose Europian.

Nëse kualifikohemi në Botëror do ishte cmenduri dhe do bënim historinë. Nuk kemi qenë më para dhe prandaj do jetë cmenduri. Prindërit janë shqiptar, unë jam shqiptar dhe kam shumë familjar nga Shqipëria. E kam vizituar vendin cdo vit dhe prandaj është pjesë e rëndësishme e jetës sime”, tha Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online