Marash Kumbulla nuk e përfundoi huazimin e tij te Sasuolo në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra italiane ra nga kategoria dhe mbrojtësi shqiptar shkaktoi një autogol dhe një penallti në dy ndeshjet e fundit. Menaxheri i Kumbullës ka thënë për “Tuttomercatoweb”-in se 24-vjeçarit i vjen keq për atë që ndodhi me Sasuolon, por tashmë pret prej tij që të përballojë sa më mirë grupin e vështirë me Shqipërinë në Europian.
“Edhe atij i vjen keq për atë çfarë ndodhi. U kthye nga një dëmtim i rëndë, kishte ne vojë për koh për t’u rikthyer në ritëm. Gjendja fizike është e mirë, tani pres një Marash gati për të përballuar një grup të vështirë në Europian me Shqipërinë e tij. Tani duhet të vazhdojë në këtë rrugë. Por kur një lojtar përballet me dëmtime të caktuara, nevojitet kohë”, ka deklaruar Xhani Vitali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/