Kumbulla në super formë i jep një dorë, De Biazi në “vallen” për të drejtuar në Seria A

De Biazi pritet që të rikthehet duke drejtuar një ekip, pas asaj aventure zhgënjyese te Alaveshi. Jo shumë javë zgjati trajneri italian në “La Liga”, duke mos iu afruar asaj mrekullie të bërë me Shqipërinë.

Por së fundmi ky trajner po avancon shumë dhe shanset janë të larta që të drejtojë në Seria A ekipin e Sampdorias. Ky është lajmi që raportohet nga “Gianluca Di Marzio”. Fillimisht është parë profili i Piolit, por ky i fundit është i interesuar dhe afër për të marrë Milanin.

Nga krahu tjetër, edhe mundësia për të marrë Gatuzon duket shumë e vogël. Në këto kushte është De Biazi që krijon terren për vetveten dhe kjo nuk është një histori si në të shkuarat, që kanë pasur të njëjtin përfundim.

Për të mbërritur deri këtu, duhej një super Marash Kumbulla që i dha goditjen e fundit trajnerit Di Francesco për t’u shkarkuar. Goli i mbrojtësit shqiptar do të ishte jo pak vendimtar në atë humbje të Sampdorias me rezultatin 2-0 ndaj Veronës, por edhe duke thyer çdo aksion të kundërshtarit. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online