Marash Kumbulla është një tjetër futbollist që do të shihet më vëmendje nga trajneri Reja për dy takimet e radhës që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Francës dhe Islandës. Me ekipin e Veronës po përjeton një moment të artë, ndërsa po luan në elitën e futbollit italian si titullar.
Kumbulla është shprehur se i pëlqen të ndjek modelinin e Kielinit, pa harruar edhe gjithë gëzimin që është pjesë e Shqipërisë A, pasi është vetëm 19-vjeç. “Është një ëndërr që sapo ka nisur për mua. Trajneri Juriç më ka dhënë shumë besim dhe shpresoj se do të luaj në gjithë kampionatin e Serisë A. Mendoj vetëm për ekipin e Veronës tani, normal që shpresoj të shkoj sa më lart të mundem.
Si lojtar dhe mbrojtës më pëlqen më shumë Kielini.Isha shumë i emocionuar sepse jam ende i ri, mund të luaj prap me U-21. Këtu më duket shumë mirë, pasi ka lojtarë që kanë bërë shumë ndeshje me ekipin kombëtar”, ka thënë Kumbulla. /Sport Ekspres/