Te Roma priten lëvizje dhe ndryshime të mëdha që do të nisin së shpejti dhe që lidhen me trajnerin Fonesca. Ky i fundit nuk po bind më drejtuesit, ndërsa gafa e fundit ndai Veronës vetëm sa e ka bërë situatën edhe më të rëndë.
Një gafë e madhe e bërë me aktivizimin e Diawara që nuk lejohej i dha fitoren Veronës në tavolinë duke ia dalë në shifrat 3-0.
Alternativa e parë do të jetë Alegri, ish-trajneri i Juventusit që kërkohet të kthehet si protagonist në stol. Pas shumë dështimesh për të marrë një ekip të ri, tekniku i njohur nuk do të vendosë shumë kushte për të marrë Romën ku luan edhe Kumbulla. Për momentin duhet të shihet përballja e kësaj skuadre ndaj Juventusit për të marrë edhe vendimin final. /Sport Ekspres/