Kumbulla la fushën që në pjesën e parë kundër Barcelonës, sqarimi i trajnerit: Ishte një masë paraprake

Marash Kumbulla la fushën e lojës përpara kohës mbrëmjen e djeshme. Derbi me Barcelonën përfundoi që në pjesën e parë për të, taksa vetë lojtari kërkoi zëvendësimin për shkak të një lëndimi. Trajneri i Esponjalit ka sqaruar për mediat pas ndeshjes se largimi i Kumbullës nga loja ishte më tepër një masë paraprake të shmangur një dëmtim serioz. Mbetet pëe t’u parë nëse Kumbulla do të jetë pjesë e Shqipërisë për dy sfidat e nëntorit pas këtij lëndimi të pësuar.

“Në parim ai ka vënë re një shqetësim. Duket se nuk ishte aduktor, që është një lajm i mirë. Ishte më shumë për një masë paraprake, që të mos dëmtohej më tej. Të shohim si është pas analizave”, ka thënë Manolo Gonzalezi./Sport Ekspres/