Napoli ka triumfuar në Torino me një gol nga Kulibali në minutën e fundit dhe tashmë është vetëm një pikë larg Juves, e befasuar në shtëpi. Bardhezinjtë zhgënjejnë plotësisht, Napoli superior në 90 minuta. Ja notat:
JUVENTUS
Buffon 6 – Bën detyrën në çdo rast, por te goli nuk kishte shanse.
Hëvedes 5.5 – E zëvendëson mirë Kielinin, kur ky i fundit del, kontrollon mirë edhe Insinjen, por në lojën me këmbë vuan shumë.
Benatia 6 – Në lojën ajrore është i fortë dhe dominon, por deri te goli, sepse Kulibali e shtyp.
Lihtshtajner 5 – Zëvendëson Kielinin e dëmtuar, por nuk bën asgjë si duhet, pak në mbrojtje e shumë pak në sulm.
Azamoah 6 – E nis fort, tenton të ndihmojë sulmin, por merr karton të verdhë dhe që aty ndalet, qëndron në mbrojtje.
Kedira 5.5: Nuk jep kontributin e zakonshëm, mesfusha e Napolit e dominon.
Pjaniç 6: Mundohet, i vetmi që ka pak cilësi dhe i shkon pranë edhe golit.
Matuidi 6: Vrapon pa fund dhe është ndër më punëtorët, por cilësia i mungon.
Douglas Kosta 6: Është i vetmi që tenton dhe beson deri në fund, por nmuk i shkojnë pasime.
Dibala 5.5: vetëm 45 minuta në dispozicion, dështon, por nuk ka vetëm ai faj, sepse Juve luan një ndeshje vetëm në mbrojtje. (45′ Kuadrado 6: Edhe ai merr pak pasime, edhe pse vrapon pa fund)
Higuain 5.5: i izoluar, bën ç’të mundet, por nuk prek shumë topa.
Trajneri Alegri 5: Një Juventus tepër i shëmtuar. Alegri deklaroi se nuk do luante për barazim: gënjeu.
NAPOLI
Reina 6 – E shpëton shtylla te goditja e dënimit nga Pjaniç, nuk ka shumë punë gjatë ndeshjes.
Hysaj 6,5 – Dibala është një fenomen, por kundër Hysajt nuk u duk fare në fushë.
Albiol 6,5 – i fortë në ajër, karizmë në fushë.
Kulibali 8 – i fuqishëm, i guximshëm, shtyp mbrojtjen e Juves dhe bën Napolin të ëndërrojë.
Mario Rui 6 – Bën sa mundet ndaj Douglas Kostës, ndonjëherë e humbet, por mbrojtja funksionon mirë.
Hamshik 6 – Luan një ndeshje shumë të mirë, si kapiten i vërtetë, por humbet një rast të artë për gol.
Zhorzhinjo 6 – Cilësi dhe shpërndarje e zgjuar e topit. Gjeometër.
Alan 6,5 – Duel pa fund me Matuidinë, vrap dhe forcë.
Kajehon 6 – Vrapon dhe mundohet pa fund, e mban nën presion konstant mbrojtjen e Juves.
Mertens 5 – Lojtari më pak në formë te Napoli, fizikisht është dobët dhe pas një ore lojë e zëvendëson Milik.
Insinje 7 – Napoli varet prej tij, edhe ndaj Juves aksionet më të rrezikshme kaluan nga Insinje.
Trajneri: Sarri 7 – Deklaroi se nuk e kishte mendjen te Juventusi, se vendi i dytë ishte i pranueshëm, por në fushë ishte një bishë, e sulmoi “Zonjën” për 90 minuta. Një fitore e merituar, dominim ndaj Alegrit.