Kukësi kundër Vllaznisë, por edhe kundër Gjokës. Sfidë shumë interesante, me kuksianët që duan pikët e plota për të mos lëshuar ndaj Skënderbeut, por Vllaznia lufton për pikë antikrize.
Kategoria Superiore – Java 8
E diel, më 29 tetor, ora 14:00
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
Kukësi – Vllaznia 2-2
Shënues: Guri 25′, Elton Kale 61′ / Atsina 7′, 20′
Kukësi: Koliçi, Idrizi (Imami 63′), Alla, Hoxha, Rrumbullaku, Kërkotiç (Musolli 78′), Ethemi (Shtubina 46′), Kale, Bakaj, Guri, Alijev. Trajner: Mlladen Milinkoviç
Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku, Krymi (Bardulla 77′), Tafili, Hasani, Lika, Çinari (Kalaja 69′), Atsina (Ribaj 84′). Trajner: Ernest Gjoka
Kartonë të verdhë: Koliçi 27′, Alla 29′, Elton Kale 44′, Alijev 69′ / Çinari 47′, Orelesi 85′
Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Marjus Qose, Eldorjan Hamiti
GOLAT
7′ GOL VLLAZNIA Nga një goditje dënimi, tentativa e parë ne kokë u devijuannga Koliçi dhe u përplas në shtyllë. Atsina ndoqi aksionin dhe nga fare pranë shënoi.
19′ GOL VLLAZNIA Atsina provin nga distanca, grushton Koliçi në tentativën e parë. Aksioni vazhdon dhe sërish Atsina godet duke shënuar golin e dytë.
24′ GOL KUKËSI Goditje dënimi për Kukësin, topi në shryllën e parë dhe Guri me kokë çon topin në rrjetë! Një shkodran i shënon Vllaznisë, Guri nuk feston për golin!
61′ GOL KUKËSI Elton Kale shënon një gol spektakolar. Merr një top jashtë zone, nuk i bën presing asnjë shkodran dhe mesfushori brazilian ka kohë të matet dhe të lëshojë një silurë, duke barazuar.