Dy javë pushime dhe dy javë kohë për të korigjuar gabimet e tre ndeshjeve të para në kampionat. Skuadrat e Superligës kanë nisur tashmë një fazë minipërgatitore për të marrë pak frymëmarrje nga vapa e gushtit. Kështu, gjatë fundjavës ekipet e kategorisë Superiore kanë zhvilluar ndeshje miqësore për një raport testues.
Kukësi ka mposhtur akademinë e Redi Jupit me rezultatin e thellë 0-4. Një takim. Në ndeshjen e luajtur në Tiranë skuadra e Shpëtim Duros nuk i është dashur shumë sforcim duke marrë një fitore ndaj një ekipi të akademisë.
Në Rrogozhinë skuadra e Teutës ka mposhtur minimalisht, 0-1, vendasit e Egnatia. Për djemtë e detit duhej minuta e 89′ ku Vila shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Skuadra e Shkëmbit edhe në kampionat ka treguar se nuk do të fali pikë aq lehtësisht.
Vllaznia po ashtu ka zhvilluar një ndeshje në Shkodër me Veleçikun. Në takimin e mbyllur me rezultatin 2-0 shënoi Gurishta dhe Wenderson në pjesën e dytë. Shkodranët e ndalën pak hapin ndaj Tiranës duke edhe u dënuar, por kjo pritet të forcojë skuadrën e cila kërkon të jetë në mesin e tabelës. Pse jo edhe konkuruese për një biletë në Europa League duke qenë se Skëndërbeu mund të “hapi rrugë”. /Sport Ekspres/