Kukësi-Skënderbeu, kreu dhe… Jorgji në mes

0

Kukësi-Skënderbeu do të jetë kryendeshja e javës së katër të Superligës. Përveçse ndeshen mes tyre dy rivalë, që kanë të njëjtën kuotë pikësh për momentin, kjo sfidë paraqet interes edhe për të shkuarën e afërt të saj. Kujtojmë atë që ndodhi në fund të kampionatit që shkoi në stadiumin e Kukësit me gjyqtarin me stemën e FIFA-s, Enea Jorgjin. Në Korçë e kujtojnë ende atë ndeshje në Kukës dhe episodet me Enea Jorgjin, gjyqtarin nga Elbasani që më 20 maj të këtij viti ishte vërtet skandaloz.

Të gjithë kujtojnë atë grisje të kartonit të kuq para fytyrës së gjyqtarit nga Hamdi Salihi, por ky ishte vetëm një moment. Edhe vetë kuksianët e pranuan më vonë se ajo ndeshje ishte një “teatër” i Jorgjit. Kanë kaluar më shumë se katër muaj nga ajo ditë, ndërkohë që Skënderbeu do të udhëtojë drejt Kukësit të hënën për ndeshjen e parë të këtij kampionati. “Hijet” e Enea Jorgjit po shfaqen sërish, por shpresohet se këtë herë nuk do të ketë një “fenomen” të tillë. Skënderbeu kërkon vetëm të luhet futboll dhe të fitojë skuadra, që do ta meritojë. Që nga ajo ditë Jorgji nuk i ka gjykuar më korçarët dhe duket e vështirë të ndodhë të paktën tani afër dhe aq më tepër në Korçë, pasi elbasanasi mbetet një gjyqtar i urryer nga skuadra bardhekuqe.   

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.