Kukësi revolucion në mbrojtje, prezantohet mbrojtësi brazilian

Uilliam Kordeiro është edhe zyrtarisht i Kukësit. Mbrojhtësi 24-vjeçar nga Brazili ka firmosur dhe është prezantuar sot, para nisjes për në Slloveni.

Ndonëse ende shumë i ri, Uilliam Kordeiro ka një CV të tejmbushur, pasi në 7 vitet e fundit ka ndërruar shumë ekipe në Brazil, duke luajtur me sukses deri në Serinë B me Oesten, klubi i tij i fundit.

Në vitin 2018 Uilliam Kordeiro ka qenë titullar tek Oeste në kampionatin krahinor Paulista A2, por në Serinë B nuk ka debutuar fare, duke u larguar në prill nga Oeste.

Për herë të parë Uilliam Kordeiro del nga Brazili dhe firmos për Kukësin, që e ka bërë nga e para krahun e djathtë, sepse janë larguar Zhderiç e Idrizi, ndërsa ka firmosur edhe Maliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *