Kukësi do të luajë ndeshjen e parë kundër Karabakut në shtëpi. Takimi do të zhvillohet ditën e mërkurë, prej orës 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Skuadra verilindore synon të bëjë mrekullinë përballë azerëve, pavarësisht se gjasat janë të ulëta duke parë dhe paraqitjen kundër Valetës.
Klubi i Kukësit publikoi çmimin e biletave për takimin e parë të turit të dytë, në kompeticionin e Champions Leagues. “FK Kukësi njofton të gjithë tifozët që duan të ndjekin ndeshjen e turit të dytë eliminator të Champions League ndaj Karabak se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, më 25 korrik, ora 19:00.
– Biletat gjenden çdo ditë në Tiranë, në sportelin pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00, deri 17:00.
– Pika në Kamëz në rrugën “Skënderbeu” ku shiten gazetat, çdo ditë nga ora 07: 00, deri në 22:00.
– Pika në Kukës është rruga e Xhamisë përballë market “Germizi”, nga ora 10:00, deri 23:00.
– Pika në Shkodër, biletaria e stadiumit “Loro Boriçi”, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 22:00.
Çmimet e biletave:
– Në tribunën VIP kushton 3000 lekë të reja
– Tribuna A dhe B kushton 1500 lekë të reja
– Tribuna D e gjitha 500 lekë të reja
– Tribuna C e gjitha 300 lekë të reja
– Tribuna E1, E2, E3 dhe E4 kushton 300 lekë të reja
– Tribuna E5 është e miqve”, – shkruhet në statusin e verilindorëve.