Kukësi, pse Nexhipi është njeriu i duhur

Uri dhe gola. Te ne nuk duhet të vijnë vetëm lojtarë që duan paratë. Përkundrazi, te ne duhet të mbërrijnë lojtarë që duan të tregojnë se sa vlejnë. Duke hequr madje dorë dhe nga paratë. Njëri që heq dorë nga ndonjë euro më shumë do të thote që ka karakter. Nderim Nexhipi nuk është budalla, përkundrazi. Si themi ne në Shqipëri, ka parë botë me sy, flet 5 gjuhë te huaja dhe kokën për momentin e ka pa flokë, por me trutë plot.

Donjet Shkodra. A nuk është ky me të cilin Shpetim Duro nuk rinovoi dhe Ilir Daja nuk e preferon? Një bast i vërtetë. Shkodra ka cilësi, shënon regullisht dhe dëshiron të tregojë se vlen. Perfekt. Me Shkodrën, Bakajn dhe Gurin Kukësi e nis mbarë. Dhe ky është vetëm fillimi. Nexhipi e nisi me një numër 10. Koha do tregojë nëse meriton një 10 edhe në punën e re.

Këmishë e bardhë, pulovër e zezë, shqipe e pastër dhe një pamje që imponon respekt. Ndonjë tifoz i Partizanit tha: A nuk është Partizani shtëpia e Nexhipit? Hë për hë është Kukësi.

Kushedi sa vite më parë udhëtoi nga Shkupi në Berlin dhe së bashku me menaxherin e tij firmosi kontratën e jetës. Herta Berlin. What the fuck?!!!

Tani Nexhipi duhet të gjejë Nderimin e ri, atë te Kukësit, që një dite ta dergojë në Herta. Ai njeh dhe e njeh gjysma e Europës. Kukësi këtë radhë bleu edhe jashtë fushe.

Gjergji Stefa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online