Kukësi prezanton portierin nga Kosova, një prej Koliçit e Frashërit largohet

Lajmi qarkullonte prej ditësh dhe tashmë pritej vetëm zyrtarizimi, që ka ardhur sot: Kukësi firmos me portierin nga Kosova Faton Maloku. Ish-portieri i Feronikelit, i cili do të mbushë 27 vjeç javën e ardhshme, kishte ditë që kishte marrë ofertë nga Kukësi dhe ditën e djeshme erdhi në Tiranë për të hedhur firmën.

Megjithatë, procesi nuk ishte aq i shkurtër sa u mendua, pasi Maloku dhe agjenti i tij analizuan mirë kontratën, para se të firmosnin sot, me Kukësin që ka publikuar fotot dhe videon e vizitave mjekësore dhe prezantimit të portierit.

Në karrierën e vet Maloku ka luajtur për shumë vite për Gjilanin dhe konsiderohet ndër portierët më të mirë në kampionatin kosovar.

Tani Maloku hedh një hap të madh, por është edhe një bast i rrezikshëm, sepse te Kukësi janë edhe Enea Koliçi e Stivi Frashëri, me njërin prej tyre që do të largohet këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *