Nëse u referohemi shifrave, Kukësi ka një ecuri të denjë për ta tentuar titullin deri në fund. 8 ndeshje, 5 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje. 17 pikë, më shumë pikë se e njëjta periudhë edicionin e shkuar, madje më shumë gola të shënuar. E megjithatë, të gjithë ngurojnë ta konsiderojnë kampionen në fuqi kandidate për të fituar trofeun. Duhet të ketë një arsye.
E para është ecuria e rivalit. Skënderbeu po bën mirë përtej parashikimeve dhe do duhet një sforco e madhe, sidomos në ndeshjet direkte, për ta thyer këtë perceptim. Ndeshja direkte mes tyre deri tani ka përfunduar në favor të korçarëve, pavarësisht se është luajtur në Kukës.
E dyta Kukësi këtë vit ka një sulm realisht të frikshëm me Guri, Bakaj, Aljev dhe Kale, por dëmtimet në fushë kanë krijuar shumë hapësira dhe numri i golave të pësuar nuk është i zakonshëm.
Ajo çka Kukësi po vuan tjetër janë dëmtimet, që vijnë si pasojë e faktit që dhe ndeshjet, edhe stërvitje, bëhen në bar sintetik.
Megjithatë, shpresa nuk duhet humbur. Do mjaftonte një hap fals i Skënderbeut dhe dy-tri fitore radhazi të Kukësit për të na rikthyer duelin titull. Thonë që është më e vështirë ta mbrosh titullin se sa ta fitosh. Kukësi këtë sezon është në rolin e sfidantit.
Kukesi nuk e meritonte edhe sezonin e kaluar titullin. Ja dhane dhe ja moren Skenderbeut.
Kjo eshte pike e pare pse kukesi nuk e merr kampionatin.