Kukësi paguan për Idrizin, Vllaznia 10 mijë euro premio për fitoren

Bujar Idrizi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme me Vllazninë. Mbrojtësi edhe pse u pezullua nga Komisioni i Disiplinës, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme me shkodranët, pasi klubi i Kukësit e ka konvertuar në gjobë gjysmën e dënimit. Do të jetë pjesë e formacionit mbrojtësi, ashtu si dhe Maldin Ymeraj që do të jetë për të parën herë që nga minuta e parë. Ndryshon i gjithë krahu e djathtë me Zhderiç dhe Ethemin që përfundojnë në stol. Nuk priten ndryshime të tjera. Sa i përket seancës së fundit stërvitore, duke parë gjendjen e fushës në Kukës, teknik austriak duket se  ika bërë dalje dhe e ka përgatitur ekipin në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmëz.

Formacioni i mundshëm i Kukësit (4-4-1-1)

Koliçi – Idrizi Alla Shameti Rrumbullaku – Ymeraj Musolli Dzaria Kale – Shkodra – Guri

10 mijë euro shpërblim për fitore nga Tom Doshi

Krahas të tjerave, skuadrën e ka karikuar në masën maksimale për fitore në Kukës edhe biznesmeni-deputet Tom Doshi. Nga 5 mijë euro, që premio ishte javën e kaluar, për këtë ndeshje deputeti shkodran e ka dyfishuar shumën, duke e çuar në 10 mijë euro. Veprim ky, që përpos shifrave të lakmueshme që kuqeblutë kanë dëshirë t’i bëjnë për vete, më tepër ka dhënë ndikim në aspektin moralo-psikologjik, duke e karikuar skuadrën të mos kthehet pa fitore nga Kukësi. Lojtarët e kanë të qartë se për ta asgjë nuk është e pamundur, sepse një objektiv të tillë për pak sa e realizuan në fazën e parë, kur barazuan 2-2 në “Zeqir Ymeri”. Madje, ishin ata që kryesonin 0-2. Tani që në skuadër janë edhe blerjet e reja dhe një golashënues si Sukaj, suksesi ndoshta mund të jetë më i afërt.  

Formacioni – Ashtu si ishte paralajmëruar, Vllaznia do të jetë pa 3 titullarë sot. Malota nuk është në dispozicion për shkak të problemeve personale që duhet të zgjidhë, ndërsa Krymi dhe Vucaj u dëmtuan javën e shkuar. Pjeshka do të jetë titullar në mbrojtje, ndërsa Tafili e Kalaja në mesfushë.

Formacioni i mundshëm i Vllaznisë

Sherri – Gocaj, Pjeshka, Berisha, Mersini – Tafili, Orelesi – Kalaja, Lika, Çianari – Sukaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online