Kukësi do të ndeshet në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve me skuadrën malteze të Valetës. Pak minuta më parë, përmes një postimi në “Facebook”, Kukësi ka njoftuar se kanë dalë në treg biletat për ndeshjen e parë, që është programuar të luhet më 11 korrik në “Loro Boriçi”. Verilindorët kanë bërë me dije çmimet e biletave, që në dukje janë të arsyeshme, si dhe vendet se ku mund të blihen biletat. Çmimet janë nga 300 lekë të reja deri në 3000 lekë të reja, ndërsa të gjithë tifozët kanë mundësinë për ti blerë në Kukës, Tiranë, Kamzë dhe Shkodër.
“FK Kukësi njofton të gjithë tifozët që duan të ndjekin ndeshjen e turit të parë eliminator të Champions League ndaj FC Valleta se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e parë, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, më 11 korrik, ora 19:00.
– Biletat gjenden çdo ditë në Tiranë, në sportelin pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00, deri 17:00.
– Pika në Kamëz në rrugën “Skënderbeu” ku shiten gazetat, çdo ditë nga ora 07: 00, deri në 22:00.
– Pika në Kukës është rruga e Xhamisë përballë market “Germizi”, nga ora 10:00, deri 23:00.
– Pika në Shkodër, biletaria e stadiumit “Loro Boriçi”, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 22:00.
Çmimet e biletave:
– Në tribunën VIP kushton 3000 lekë të reja
– Tribuna A dhe B kushton 1500 lekë të reja
– Tribuna D e gjitha 500 lekë të reja
– Tribuna C e gjitha 300 lekë të reja
– Tribuna E1, E2, E3 dhe E4 kushton 300 lekë të reja
– Tribuna E5 është e miqve”
https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.532016900276995.1073741840.313559492122738/1468088990003110/?type=3&theater