Java e parë e Superiores u luajt në datën 4, kur ekipet zbritën në fushë për të nisur kampionatin. Tirana-Kukësi ishte sfida që pritej me më tepër interes, teksa përballë njëri-tjetrit viheshin dy ekipet që pritet të luftojnë deri në fund për titullin kampion. Bardheblutë fituan me shifrat 2-0 edhe pse me mungesa në formacion, ndërsa verilindorët nuk bindën në fushë. Trajneri Mirel Josa ka folur për “Sport Neës“ në “Neës 24“, ku ka shprehur rezerva për ndeshjen e parë të nënkampionëve të Superiores, duke u shprehur se nuk treguan asgjë. Madje sipas tij presioni do të jetë mbi ta në duelin me Partizanin.
Josa është ndalur edhe te Vllaznia, të cilën e ul në këmbë në tokë duke u shprehur se ajo fitore me Apoloninë nuk do thotë asgjë dhe e sheh thjesht si një detyrë që duhej bërë. Trajneri shqiptar ka besim te investimet e bëra në skuadrën shkodrane, që mbetet për t’u parë si do të sillet gjatë kampionatit.
Kukësi
“Kukësi do të jetë më tepër në presion përsa i përket ndeshjes me Partizanin. Për mua nuk tregoi ndeshjen e parë asgjë. Asgjë sa i përket harmonizimit në skuadër apo lojtarëve të rinj që kanë ardhur në skuadës se çfarë do të bëjnë. Dëgjova një intervistë të Gegës ku thoste: ‘Lojtarët e mi e donin topin në këmbë’. Kjo është shumë domethënëse. Besoj se do të korrigjojë shumë gjëra Skënderi për ndeshjen me Partizanin”.
Vllaznia
“Vllaznia i ka hyrë këtij kampionati me shumë ndryshime qoftë në anën organizative të skuadrës, qoftë në lojtarë. Kur fiton një ndeshje me Apoloninë e Fierit nuk do të thotë që është bërë ndonjë gjë e madhe. Ka bërë detyrat e saj. Të shohim se si do të shkojë në ndeshjet në vazhdim. Është për t’u parë. Unë kam besim te ardhja e drejtuesëve dhe mënyra se si ata do të funksionojnë bashkë me stafin. Nuk do të thotë që vetëm me një ndeshje të themi gjërat po shkojnë mirë. Duhet të kemi durim se si kjo skuadër të gjitet akoma më lartë. Unë kam besim te kjo skuadër, sepse është një qytet që e dashuron shumë futbollin“, ka thënë Mirel Josa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/