Trajner i ri, drejtor sportiv i ri, disa përforcime dhe disa paraqitje të shkëlqyera në Turqi: Kukësi kthehet në Shqipëri me moral shumë të lartë dhe duket se drejtuesve u është hapur oreksi për më shumë.
Për pasojë, priten përforcime të tjera për të qenë të kompletuar dhe emri i ri që ka dalë në dritë është kroati Dejan Glavica.
26 vjeç, mesfushor ofensiv, si në qendër, ashtu edhe në krah, Glavica ka qenë pjesë e Kroacisë U-21.
Sezonin aktual ka luajtur në divizionin e dytë kroat, meVarazhdinin (18 ndeshje e 3 gola), ndërkohë që ka luajtur edhe në Slloveni e Austri, ashtu si dhe në skuadërn ku ka drejtuar pak kohë edhe Peter Pakult, te Cibalia.
Kukësi është duke biseduar dhe pritet që në ditët në vazhdim mesfushori të paraqitet në Tiranë, sepse marrëveshja është pranë.