Apolonia prodhon talente, edhe Broshka drejt largimit

Skuadra fierake është kthyer në një “supermarket” për ekipet vendase dhe të huaja. Tradita vazhdon…

Mikel Mbriçaj

Apolonia ka vite që ka zgjedhur dhe po aplikon një strategji të re, atë të ndërtimit të skuadrës me lojtar në moshë të re. Tashmë është bërë një fakt i pa mohueshëm promovimi i shumë lojtarëve të tillë që më vonë kanë shkëlqyer në ekipe të tjera të kampionatit shqiptar të Kategorisë së Parë dhe asaj Superiore si: Realdo Fili, Sodiq Atanda, Myrto Uzuni e deri tek më I fundit Blerim Krasniqi. Pa harruar edhe lojtarët që janë larguar jashtë vendit pa mbushur të 20-tat, si: Odise Roshi, Kejdi Bare, Elvi Berisha, etj. Të gjithë emrat e sipërpërmendur kanë qenë futbollist ose kanë dalë prej ekipeve zinxhir të Apolonisë e cila ju ka shërbyer si “trampolinë” dhe sot militojnë në ekipe prestigjioze, brenda dhe jashtë vendit. Por, lista është e gjatë dhe nuk mbaron me kaq.

Broshka, aktualisht 24 vjeç në Elbasan ka luajtur vetëm 90 minuta pa rëndësi dhe po luan me ekipin fierak sezonin e pestë si i padiskutueshëm dhe i pa zëvendësueshëm në formacionin fierak. Ai ka marrë shumë oferta nga skuadra të Kategorisë së Parë por edhe të Superiores. “Kam oferta, por jam i Apolonisë dhe po stërvitem me skuadrën që unë kam një kontratë të rregullt. Më vonë të shohim. Unë dua që të punojë shumë sepse jam në kulmin e karrierës dhe dua që të bëj një lëvizje të mirëmenduar, nga unë por edhe nga Apolonia. Jam lojtar profesionist dhe pa lejen dhe miratimin e Apolonisë nuk mund të bëj asnjë lëvizje”, – u shpreh Klajdi Broshka i cili ka qenë titullar me Apoloninë në Superiore, por edhe në Kategorinë e Parë.  

TË RINJTË – Gjithsesi, për ata që i kanë ndjekur nga afër, interesimet kanë shfaqur krye dhe Apolonisë i duhet të mendojë dhe për mirëmenaxhimin e lojtarëve të tillë, si: Redi Mihana, Eljon Sota, Argjend Hasfatija, Ksement Mehmeti, Mario Gjata apo dhe Krisel Prifti etj që sot po aktivizohen me sukses duke mbajtur mbi “shpatullat” e tyre të njoma “barrën” e rëndë të kampionatit të Kategorisë së Parë. Kjo është Apolonia, skuadra që prodhon talente për skuadra të tjera, ndërsa vetë, me shumë gjasa, do të vegjetojë gjatë në kampionatet inferiore…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online