Kukësi është nisur sot për në Slloveni, ku do të qëndrojë deri në 2 korrik.
Verilindorët nisën me shumë risi, sepse janë pjesë e ekipit edhe afrimet e fundit, duke nisur nga Plaku e Kalaja, por sot me ekipin ja udhëtuar edhe Vangjel Zguro.
Mbrojtësi pogradecar ka firmosur dhe tashmë është përforcimi më i ri i nënkampionëve të vendit.
Ndërkaq, nuk është nisur për në Slloveni mbrojtësi i thatë Zhderiç, sinjal se edhe ai e ka mbyllur me Kukësin, pas Bujar Idrizit. Ndërkaq, Kukësi ka zyrtarizuar mbrojtësin e djathtë brazilian Uillian Kordeiro.
Në listë është edhe Rrumbullaku, por mbrojtësi i majtë nuk dihet ku do ta luajë sezonin e ardhshëm.