Ndonëse është në mesin e furtunës, për rezultatet, gjobat dhe problemet e brendshme apo të jashtme, Kukësi nuk ndalet dhe ka nisur punën për merkaton e janarit.
Për momentin asgjë e bujshme, sepse në stërvitjen e sotme është paraqitur edhe një mesfushor serb pa ndonjë CV impresionuese, Filip Osman.
25-vjeçari, mesfushor qendror, luan prej fillimvitit 2016 me Bezhanijan, klub i kategorisë së dytë serbe, ndërsa ka ardhur në Shqipëri me ndërmjetësimin e Ivan Gvozdenoviçit, i cili ka shkuar në Serbi me misionin për të gjetur lojtarë që lirohen në janar.
Një karrierë e pafat për serbin, sepse deri në vitin 2014 po ecte shumë mirë, duke luajtur rregullisht në kampionatin boshnjak dhe atë serb, por më pas nuk luajti asnjë ndeshje në sezonin 2014/2015, si dhe në pjesën e parë të sezonit pasardhës.
Këtë sezon nuk ka luajtur rregullisht, vetëm 8 herë titullar në 15 ndeshje kampionati me Bezhanijan, por tashmë do të mundohet të tregojë se vlen dhe Milinkoviç do ta ketë disa javë në provë.