Kukësi në Europë, minimumi 800 mijë euro fitim

Kukësi do të luajë për të dytin vit radhazi në Champions League. Dënimi i Skënderbeut i hapi udhë kuksianeve që të jenë sërish pjesëmarrës në kompeticionin kontinental më të madh për klube. Krahas ndryshimit të formatit, ku kampionia e Shqipërisë e nis në raundin  parë kualifikues, kanë ndryshuar dhe bonuset për skuadrat pjesëmarrëse. Verilindorët “fërkojnë duart” pasi mund të regjistrojnë vitin e tyre më të suksesshëm sa i përket përfitimeve, pasi siç duhet pak muaj më parë kanë shitur Sindrit Gurin (710 mijë euro) dhe Elis Bakajn (120 mijë euro). Megjithatë Kukësi ka plot 800 mijë euro të sigurta vetëm nga pjesëmarrja në Champions, edhe sikur në rastin më të keq të mundshëm të mos marrë asnjë fitore, diçka që nuk duhet ndodhë,m duke pasur parasysh kundërshtarin që verilindorët që do të kenë të turin e parë.

RASTI I PARË

Vetëm pjesëmarrja në raundin e parë kualifikues të Champions Leagues siguron 280 mijë euro. Megjithatë edhe nëse Kukësi nuk e kalon këtë raund kalon në turin e dytë të Europa Leagues, ku e presin dhe 260 mijë Euro të tjera bonos. Nëse as këtu kusksianët nuk bëjnë mirë atëherë do të mbyllin aventurën europiane, por me vete do të marrin dhe 260 mijë euro, si shpërblim nga UEFA vetëm për faktin se nuk arrin dot grupet, si një formë ngushëllimi. Praktikisht plot 800 mijë euro të siguruara edhe nëse kuksianet dështojnë në të katër takimet e tyre ne Europë.

RASTI I DYTË

Kukësi do të ndeshet me Valetën në turin e parë kualifikues dhe vjen si favorit për ta kaluar këtë tur. Nëse kjo do të ndodhë atëherë sigurisht që do e rriste shifrën e përfitimeve. Pjesëmarrja (280 mije Euro) + turi i dytë (380 mijë Euro). Nëse Kukësi eliminohet në turin e dytë të Championsit do të luajë në turin e tret të Europa League, e përkthyer në të ardhura dhe (280 mijë Euro). Edhe nëse vjen eliminimi në këtë tur, atëherë janë sërish (260 mijë euro). Në total 1.2 milion Euro verilindorët i arkëtojnë vetëm duke kaluar turin e parë.

RASTI I TRETË

Në Europë Kukësi është një skuadër për t’u admiruar pasi ka treguar që di të kalojë ture. Synimi i bluve është që të arrijnë në grupet e Europa Leagues. Kukësi normalisht që duhet ta vlerësojë Valetën, megjithatë të gjithë presim që të mos bëjë surprizën në këtë tur, madje pretendimet janë që dhe në turin e dytë të luaj shanset e saj për të shkuar sa më larg. Nëse ndodh që nënkampionët të kalojnë dhe këtë tur, atëherë do të mbushnin akoma dhe më shumë xhepat. Pjesëmarrja (280 mijë Euro) + turi i dytë (380 mijë Euro) + turi i tretë (480 mijë Euro). Nëse aventura në Champions ndalet këtu, atëherë automatikisht skuadra e Pakult do të marrë edhe 300 mijë Euro të tjera për raundin e “play-off”-it. Në rastin se nuk arrihen grupet, Kukësi merr sërish 260 mijë Euro të tjera. Në total plot 1.7 milion euro.

RASTI I KATËRT

Ëndrra e madhe e Kukësit është arritja e grupeve të Europa Leagues, edhe pse rruga do të ishte e vështirë. Nëse do të ndodhte, Kukësi do të mbulohej në miliona,  pasi veç të ardhurave që do vinin nga turet kualifikuese, siç janë paraqitur dhe më lart, do të arkëtoheshin dhe 3 milion Euro të tjera. Çdo fitore në Europa League vlen 570 mijë Euro, ndërsa çdo barazim 190 mijë Euro.

 

Turi i parë Champions League    280 mijë Euro

Turi i dytë Champions League    380 mijë Euro

Turi i tretë Champions League   480 mijë Euro

Play-off i Champions League    

(Nëse Kukësi eliminohet para grupeve ka të sigurta dhe 260 mijë euro të tjera)

Turi i dytë Europa League       260 mijë Euro

Turi i tretë Europa League      280 mijë Euro

Turi i tretë Europa League      280 mijë Euro

Play-off i Europa League       300 mijë Euro

Grupet e Europa Leagues         3 milion euro

 

(Çdo fitore 570 mijë euro dhe çdo barazim 190 mijë euro)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *