Kukësi me dilemën Shameti, Pakult: Të mos ndjekim rrugën e Flamurtarit

Trajneri i Kukësit: Shameti vendos vetë nëse do jetë në fushë, lojtarët me eksperiencë duhet të ndihmojnë skuadrën më shumë se asnjëherë

Jurgen Zela

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të mobilizohen maksimalisht për finalen e vogël kundë Partizanit, sfidë që mund të vendosë vazhdimësinë e sezonit. Austriaku duket se i druhet shumë euforisë dhe i prek të gjitha temat, duke kërkuar që të besuarit e tij të bëjnë kujdes maksimal. Gjithsesi, numri 1 i stolit kuksian e thotë hapur që nuk i frikësohet aspak formës së mirë të Partizanit.

KUNDËRSHTARI – “Ndeshja e sezonit? Nuk e shoh kështu. Partizani ka një ecuri të mirë, e kemi parë të gjithë këtë. Skuadra e tyre ka ndryshuar shumë gjëra që nga fitorja jonë në fazën e tretë. Kanë bërë ndeshje të mira, ku kanë marrë fitore dhe janë afruar me zonën e Europës. Ne kemi një mundësi të madhe që të mbajmë atë në distancë. Nuk duhet të motivohemi më shumë se luajmë ndaj Partizanit, pasi të gjithë e shohin renditjen dhe jemi të vetëdijshëm se sa vendos ndeshja e nesërme. Kam biseduar me skuadrën gjatë javës dhe u kam thënë që në momentin që kënaqeni si ekip, atëherë është humbja e parë. Nuk kemi arritur aty ku duhet të jemi. Kur i druhesh një kundërshtari ke humbur. E kam parë ndeshjen e Kamzës me Partizanin dhe kishte shumë pak diferenca. Edhe në ndeshjen me Kamzën, nëse nuk do gabonte mbrojtësi, Partizani nuk do shënonte dhe ndeshja do shkonte barazim. Nuk kemi frikë nga Partizani, pasi siç kanë ata rezultate të mira dhe ne kemi rezultate të mira”.

KRITIKAT – “U kam tërhequr vëmendjen lojtarëve. E kam marrë edhe si shembull Flamurtarin, që ishte shumë para nesh në fillim të janarit dhe tani janë prapa në tabelën e klasifikimit. Besoj se e kanë marrë mesazhin dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë deri në fund. E dimë se kemi kualitet për të fituar, por na duhet një lojë shumë më e mirë se në këto takimet e fundit. Kërkoj nga çdo lojtar që do aktivizohet të japë më shumë se maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Pres nga lojtarët me përvojë të marrin skuadrën përsipër dhe të fitojmë këtë ndeshje”.

DËMTIMET – “Është një problem nëse na mungojnë të dy qendërmbrojtësit në një ndeshje të tillë. Sa i përket Shametit, do të presim deri para ndeshjes për të parë nëse do të aktivizohet apo jo. Mendoj se Shameti do ta vendosë vetë nëse do të jetë në fushë apo jo, pasi është një lojtar me përvojë dhe më mirë se ai nuk e di askush. Vendimi i takon atij. Kale nëse do të luajë do të jetë 100%.”.

BALDE – “Sa i përket sulmit, kishim Baldenë si alternativë, por m’u prishën llogaritë për ndeshjen me Partizanin, pas dëmtimit të tij në Kamzë. Dua të veçoj diçka për Baldenë, pasi një ditë para ndeshjes kishte një shqetësim, por nuk u ankua dhe u fut në ndeshje, ndaj do na mungojë 3-4 javë. Para ndeshjeve i pyes lojtarët nëse janë në formë, që të mos kem justifikime më pas. Ai u fut në lojë, nuk na tha asgjë dhe u dëmtua, çka nuk është gjë e mirë. Nëse një lojtar nuk është në formë nuk e aktivizoj, që të mos më thotë pas ndeshjes që kisha probleme fizike”.

BARAZIMI NJË OPSION? – “Në çdo ndeshje futemi për të fituar. Në një ndeshje të tillë, po u futëm me idenë që edhe po humbëm jemi 3 pikë para, është shumë e gabuar. E kam biseduar me skuadrën dhe diçka e tillë nuk lejohet ta mendojmë. Duhet të bëjmë çdo gjë që të fitojmë këtë ndeshje. Lojtarët e mi duhet të futen me kënaqësi, pasi ndeshja me Partizanin duhet përjetuar. Duhet të jetë kënaqësi për ta luajtur dhe pres të japin maksimumin për të arritur fitoren. Lojtarët me eksperiencë duhet ta udhëheqin skuadrën në këtë pikë”.

FORMA E SKUADRËS – “Jemi të kënaqur, pasi ato pak raste që kemi krijuar arritur t’i konkretizojmë dhe kemi marrë pikët. E pashë këtë javë të nevojshme të bisedoja me skuadrën për të qartësuar se futbolli është një punë dhe nuk të duron njeri sot nuk punon si duhet. Është moment kyç, ku duhet të bëjmë lojëra më të mira. Gabimi më i madh është kur lojtarët fshihen pas rezultateve të mira. Që nga janari kemi bërë punë të mirë nuk ka mbaruar asgjë. Kërkoj që skuadra të jetë e përqendruar dhe të punojmë. Jam i kënaqur me ekipin për mënyrën si kemi ardhur këtu dhe ta mbajmë në këtë nivel deri në fund”.

Formacioni i mundshëm i Kukësit (4-2-3-1)
Frashëri – Zhderiç, Alla, Shameti, Rrumbullaku – Musolli, Dzaria – Idrizi, Shkodra, Kale – Guri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online