Kukësi bëri shumë pak në ndeshjen e kthimit në Champions ndaj Karabakut. Të besuarit e Armando Cungut nuk mundën që ta gjenin asnjëherë portën e skuadrës azere ne 90 minuta e zhvilluara në Baku, duke u mundur 3-0. Ndeshje e çmendur për kuksianët që panë gjyqtarin t’i akordonte plot 3 penallti kundër. Në rastin e parë ishte Frashëri, ai që ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj Emegara dhe Kuintana nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë ishte Albi Alla, ai i cili ndali me dorë një top që po shkonte drejt portës. Nuk i shpëtoi ky episod gjyqtarit që akordoi sërish 11-metërsh dhe karton të kuq për mbrojtësin gjirokastrit. Këtë herë ishte Emegara që provoi, por Frashëri i kuptoi krahun dhe e ndali sulmuesin e afruar pak ditë më parë tek azerët. Nuk mbaron këtu makthi i verilindorëve, pasi pak sekonda më vonë sërish 11-metërsh në disfavor, me Maliqin që gabon këtë herë.
Kuintana tregohet sërish i saktë duke shënon golin e dytë për Karabakun. Azerët vijuan dominimin dhe u shpërblyen dhe me golin e tretë me Delarzh, i cili gjeti golin e parë me skuadrën e re, pasi është transferuar vetëm pak ditë më parë.
Diferenca të mëdha mes dy skuadrave me Kukësin që në fund nuk mundi asnjëherë që të krijonte një rast të rrezikshëm. Karabaku dhe Ansi Agolli avancon në raundin tjetër ku do të ndeshet me Bate Borisov, ndërsa Kukësi do të luajë në turin e tretë kualifikues të Europa League-s.
CHAMPIONS LEAGUE
RAUNDI I DYTË, NDESHJA E KTHIMIT
KARABAK 3-0 KUKËSI (0-0)
Shënues: Kuintana 23′ (11-metërsh), 56′ (11-metërsh), Delarzh 89’
Karton i kuq: Alla 52′